Një komunë në Zvicër ka vendosur të shpërndajë 100 franga për secilin banor të saj, si një mënyrë për t’u rikthyer qytetarëve një pjesë të suficitit financiar të arritur gjatë vitit të kaluar.
Kjo iniciativë vjen nga komuna e Baarit, e cila ndodhet në kantonin e Zugut, dhe planifikon t’u ndajë këto fonde 25.540 banorëve të saj.
Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, shuma totale e ndarë për këtë qëllim arrin në 2 milionë e 554 mijë franga.
Pagesat pritet të realizohen në fillim të dhjetorit 2026. Është e rëndësishme të theksohet se banorët nuk do t’i marrin paratë në dorë, por do të përfitojnë kuponë përmes kodeve QR, të cilët do të mund t’i përdorin në bizneset dhe dyqanet lokale.




