Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se i ka ofruar drejtuesit të UFC-së, Dana White, postin e Sekretarit për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë.
Trump e shpalli këtë në një postim në Truth Social, duke e përshkruar White si “luftarak” dhe duke e ftuar publikisht që ta pranojë këtë detyrë. “Kam kënaqësinë të njoftoj se të madhit Dana White i është ofruar posti i sekretarit për shtyp të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump.
Ai shtoi se ka kërkuar që Dana të sjellë me vete disa asistentë, ndonëse disa prej tyre nuk janë nga vendi ynë, si Islam Makhachev, Khabib Nurmagomedov, Justin Gaethje, Daniel Cormier, Amanda Nunes dhe Kayla Harris. “Kemi nevojë për këta njerëz për të na mbrojtur kundër të Majtës së Çmendur.
Dana do të jetë një Sekretar Shtypi si askush tjetër.
Dana, të lutem pranoje punën!
President DONALD J.
TRUMP”, përfundon postimi.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse White e ka pranuar ofertën.
Mediat amerikane po ashtu theksojnë se mbetet e paqartë nëse postimi i Trumpit ishte një ofertë formale apo pjesërisht me tone humori.




