Tre persona janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, nën dyshimin se kanë përdorur inteligjencën artificiale për të imituar drejtorë kompanish dhe avokatë, duke mashtruar biznese të ndryshme dhe përvetësuar rreth 129 milionë dollarë.
Sipas aktakuzës së ngritur në një gjykatë federale në New York, të dyshuarit kishin organizuar një skemë mashtrimi që zgjati më shumë se një vit e gjysmë, duke pasur në shënjestër kompani në vende të ndryshme të botës.
Ata përdornin inteligjencën artificiale për të imituar zërat dhe pamjen e drejtuesve të kompanive, duke kontaktuar punonjësit e departamenteve financiare dhe duke u kërkuar të kryenin transferta të mëdha parash.




