temp image 163 temp image 163 scaled

Kryeziu Publikon Listën e Kosovës U-21 për Ndeshjen ndaj Luksemburgut

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e muajit nëntor.

Dardanët e rinj do të ndeshen me Luksemburgun U21 në një takim miqësor që do të zhvillohet më 16 nëntor, në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 16:00.

Kryeziu ka vendosur t’i ftojë 21 futbollistë për këtë ndeshje, ku përfshihen edhe disa emra të rinj, duke sjellë risi në ekipin e tij.

- Advertisement -