temp image 537 temp image 537 scaled

Feronikeli ’74 përballet me Ballkanin në Superligën e Kosovës

- Advertisement -

Feronikeli ’74 dhe Ballkani kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për ndeshjen e javës së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të therandasve në këtë përballje që do të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi, duke filluar nga ora 13:00.

Ekipi i trajnerit Elon Berisha vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje ndaj Dukagjinit dhe një barazimi me Malishevën, prandaj synon të vazhdojë me formën e mirë dhe të arrijë një rezultat pozitiv para tifozëve të vet.

Nga ana tjetër, ekipi i Sami Sermaxhajt ka arritur dy fitore radhazi dhe gjithashtu dëshiron të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive për të ngritur pozitat e tij në tabelë.

Formacioni i Ballkanit është: Selmani; Diene, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanhadzovic, Domgjoni; Klinaku, Giovanni, Hamidi; Berisha;

- Advertisement -