temp image 171 temp image 171

Dioni flet për eliminimin nga Big Brother VIP Kosova 5: Vështirësitë me gjuhën shqipe ndikuan në përformancën e tij

- Advertisement -

Pas largimit nga shtëpia, Dioni ishte i ftuar në emisionin “Big Talk”, ku ndau përvojën e tij dhe arsyet që sipas tij ndikuan në eliminimin e tij të parakohshëm nga Big Brother VIP Kosova 5.

Dioni, në bisedën me moderatorën Loredana, shpjegoi se vështirësitë me gjuhën shqipe e penguan të shprehej ashtu siç dëshiron.

Ai theksoi: “Puna gjuhës m’vinte pak vështirë me u shpreh, se në kry e disha çka po du me thanë, po nuk e disha qysh duhet me shpreh mirë”.

Opinionisti Vlorijan Halili vlerësoi se Dioni ishte një banor autentik, por se mungesa e rrjedhshmërisë në gjuhën shqipe mund ta ketë penalizuar.

Ai tha: “Dioni s’ka pasë lojë, ai ka qenë i vërtetë brenda.

Sikur ta kishte ditë shqipen rrjedhshëm dhe krejt termat që i përdorin ne në përditshmëri, ish kanë shumë ma mirë gjatë kohës në Big Brother”.

Nga ana tjetër, opinionistja Sara Kolami theksoi se Dioni nuk ishte plotësisht i përgatitur për këtë eksperiencë dhe se eliminimi i tij mund të ketë qenë edhe çështje fati.

Ajo shprehu: “Nuk ishte i përgatitur, kujtonte që kishte më shumë kohë… ishte edhe çështje e fatit”.

Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

- Advertisement -