Gjatë Prime të Big Brother VIP Kosova 5, u transmetua një klip nga debati mes banores Beharës dhe Akilit.
Pas këtij transmetimi, Behara shprehu se e ka kursyer Akilin, por nuk mund t’ia tolerojë veprimet e tij.
Nga ana tjetër, Akili theksoi se Behara po përdor diçka që nuk duhet, duke shtuar se nuk e ka cenuar asnjëherë atë në aspektin moral.
Ai akuzoi gjithashtu Beharën se po luan rolin e asistentes së Fuegos.
Në këtë debat u përfshi edhe Fuego, i cili i drejtoi akuza Akilit, duke thënë se ai ofendon femrat, ndërsa nënvizoi se qëndrimi i tij me vajzat lidhet me sjelljen e mirë që, sipas tij, ai ka ndaj tyre.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




