temp image 506 temp image 506 scaled

Kosova Pësuan Humbje Dramike nga Italia në Futsall

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në futsall u mposht me rezultatin 4-3 nga Italia në një ndeshje dramatike që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. “Dardanët” treguan një përballje të fortë, por nuk arritën të shmangin humbjen në ndeshjen e dytë të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Ramadan Alaj ishte më efikasi për Kosovën me dy gola, ndërsa një tjetër realizim e shënoi Fitim Krasniqi.

Nga ana tjetër, për italianët shënuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

Pas fitores ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë, Kosova mbetet me tri pikë në vendin e dytë, ndërsa Italia kryeson grupin me gjashtë.

- Advertisement -