temp image 95 temp image 95 scaled

Mbrëmje Futbolli: Ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës

- Advertisement -

Sot na pret një tjetër mbrëmje e mbushur me futboll evropian, me Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës që rikthehen me një program të shkëlqyer.

Në total, 35 ndeshje do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në këto dy gara, me 17 sfida në Ligën e Evropës dhe 18 të tjera në Ligën e Konferencës.

Ndeshja Rennes–Olympiacos, pjesë e xhiros së katërt të Ligës së Evropës, u zhvillua të mërkurën dhe përfundoi pa gola.

Në Ligën e Evropës, vëmendja do të përqendrohet te disa përballje mjaft interesante.

Milan do të presë Ferencvarosin, Real Sociedad përballet me Lyonin, ndërsa Crystal Palace do të luajë ndaj Hoffenheimit në ndeshjet që fillojnë nga ora 18:45.

Mbrëmja do të vazhdojë me emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Juventusi do të udhëtojë për të luajtur ndaj AZ Alkmaar, Bayer Leverkusen do të presë Marseille, Celtic do të përballet me Besiktasin, ndërsa Benfica do të kërkojë pikët e radhës ndaj Lech Poznan.

Po ashtu, në program është edhe përballja mes Sunderlandit dhe Dinamo Zagrebit.

Spektakël pritet edhe në Ligën e Konferencës, ku Atalanta do të presë Kairat Almatyn, Ajax udhëton te Midtjylland, ndërsa Trabzonspor përballet me Freiburgun.

Në sfidat e mbrëmjes veçohen Getafe–Brighton, Monaco–Nordsjaelland, Panathinaikos–CSKA Sofia dhe Copenhagen–Iberia Tbilisi.

Për tifozët shqiptarë, një nga ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes zhvillohet në Rumani, ku Egnatia do të jetë mysafire e Universitatea Craiova, me fillim nga ora 21:00.

Kampionët e Shqipërisë ende nuk kanë pësuar humbje në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Egnatia barazoi 1-1 me Midtjyllandin në xhiron e parë dhe mori po një barazim 1-1 në udhëtim ndaj Aarhusit, duke grumbulluar dy pikë në dy takimet e para.

Përballë tyre do të jetë Craiova, e cila ka katër pikë pas dy ndeshjeve: barazoi 1-1 me Getafen dhe më pas fitoi 3-1 në udhëtim ndaj Inter Escaldes.

Një rezultat pozitiv për Egnatian në Rumani do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm në synimin për ta vazhduar aventurën e saj historike evropiane.

- Advertisement -