Ylli nga Presheva, Lutfi Dalipi, është në prag të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij, duke u përballur me zgjedhjen mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përfaqësuar në nivelin ndërkombëtar.
Ai është larguar nga Zvicra dhe tani po e mendon këtë hap të madh.
Por kjo nuk është e gjitha.
Mesfushori me tipare ofensive pritet gjithashtu të bëjë një ndryshim në skuadër gjatë verës.
Ai është në qendër të vëmendjes së shumë klubeve, duke përfshirë disa nga Bundesliga, si Hoffenheim, Eintracht Frankfurt dhe Stuttgart.
Po ashtu, në garë ndodhet edhe gjiganti austriak, RB Salzburg.
Sipas “Transferfeed”, të tri skuadrat janë të interesuara për të transferuar Dalipin sa më shpejt, megjithatë janë të vetëdijshëm se një marrëveshje në janar është e vështirë për t’u realizuar.
Kjo për shkak se për një shitje të mundshme, duhet marrë leje nga Vaduz, si dhe nga ekipin që ka të drejtat e kartonit të tij, Young Boys.
Young Boys do të ketë fjalën e fundit, pasi Dalipi ka një kontratë afatgjatë, e cila zgjat deri në qershorin e vitit 2030.




