temp image 103 temp image 103

Kryeministri Rama: Protestat në Shqipëri nuk kanë lidhje me Serbinë

- Advertisement -

Gjatë një konference të zhvilluar me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, kryeministri Edi Rama trajtoi edhe temën e protestave masive që po ndodhin në vend.

Në përgjigje të pyetjeve nga mediat nëse këto protesta mund të shndërrohen në një lëvizje studentore, si ajo në Serbi që çoi në dorëheqjen e presidentit Vuçiq, Rama theksoi se Shqipëria dhe Serbia nuk kanë asgjë të përbashkët.

Ai theksoi se ekzistojnë dy realitete të ndryshme, duke u mbështetur në ndryshimet që janë bërë në të dyja vendet dhe qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me to. “Se sa e ngjashme është Shqipëria me Serbinë dhe situata në Serbi me situatën në Shqipëri, këtë mund ta konstatoni duke e krahasuar qëndrimin e BE ndaj ndryshimit në Serbi dhe ndryshimeve të mëdha që ka bërë Shqipëria këtë vit.

Janë dy realitete që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët njëra me tjetrën, pavarësisht përpjekjes për ti bashkuar në funksion të një agjende që nuk është agjenda e BE-së, nuk është as e qeverisë por e atyre që duan të rrëzojnë qeverinë me dhunë.” Lidhur me mobilizimin e madh, ai theksoi se kishte bërë dallimin mes protestave të fillim qershorit dhe degradimit të mëvonshëm të bulevardit, i cilësuar si arenë sorrash dhe korbash, që nuk kishte se si të mos kalonte në dhunë. “Ishte e dhunshme edhe pa qenë me gurë e moltovë në dorë, kur parullë kishte: ‘Ska dialog, jep dorëheqjen’.”, përfundoi Rama.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -