Policia e Kosovës ka njoftuar se 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur është gjetur.
Sipas njoftimeve, i mituri është zbuluar nga disa qytetarë pranë një qendre tregtare në Ferizaj, të cilët menjëherë e kanë dorëzuar atë në stacionin policor.
Pas gjetjes, i mituri është strehuar përkohësisht në Qendrën për Punë Sociale (QPS). “Pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan, më 05.11.2026, rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është vendosur për strehimin e tij të përkohshëm në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente,” thuhet në njoftim.
Njoftimi i policisë sqaron se 13-vjeçari i emëruar I.Q ishte raportuar si person i zhdukur më 01.11.2026, pasi kishte braktisur strehimoren në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ndodhej nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.
Pas gjetjes, policia dhe institucionet përkatëse janë angazhuar për trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




