Reperi Fuego në Big Brother VIP Kosova 5, pati një bisedë të sinqertë me Norën për jetën e tij dhe karrierën, duke ndarë momente të vështira që ka kaluar.
Ai zbuloi se pasioni për muzikën ka filluar që në moshën 10-vjeçare dhe se teksti i parë e shkroi pas vdekjes së gjyshit, me të cilin kishte një lidhje shumë të fortë. “Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet.
Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru,” rrëfeu Fuego.
Artisti pranoi se ka kaluar periudha të errëta dhe se gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë ashtu siç kishte dëshiruar.
Pjesa më tronditëse e bisedës ishte kur përmendi tri mbidozat që përjetoi si pasojë e abuzimit me substanca dhe tri vdekjet klinike që ka kaluar. “I kom tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve… tri herë kam dekë.
Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti,” u shpreh ai.
Fuego nuk dha detaje të tjera, duke paralajmëruar një rrëfim të fuqishëm për jetën e tij në vazhdim, gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 5.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




