Erling Haaland e ka çuar numrin e golave të tij në 62 në vetëm 61 paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke shënuar në fitoren 3-2 të Manchester Cityt kundër RB Leipzig në Gjermani.
Me këtë metrikë të jashtëzakonshme, sulmuesi i Cityt zyrtarisht e ka vendosur veten si futbollistin e vetëm në historinë e kësaj gare që ka shënuar më shumë gola sesa ndeshje të luajtura (minimumi 20 paraqitje).
Sipas të dhënave nga MisterChip, Haaland ka arritur një mesatare prej 1.02 golash për ndeshje.
Duke vepruar kështu, norvegjezi e ka zhvendosur Lionel Messin në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohërave sa i përket efikasitetit.




