temp image 116 temp image 116 scaled

Chuck Schumer Feston Fitoren me Hamburgerë të Presidentëve

- Advertisement -

Udhëheqësi i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer, ka festuar fitoren në zgjedhjet për Kongres me një fotografi nga një skarë, ku hamburgerët dhe salsiçet ishin dekoruar me fytyrat e presidentit amerikan Donald Trump, zëvendëspresidentit JD Vance dhe disa republikanëve që humbën në zgjedhje.

Vance shfaqet me kokë të rruar dhe faqe të fryra, një pamje që ka bërë xhiron e internetit si meme e njohur. “54 vende dhe vazhdojmë të numërojmë.

Gjithashtu, mësova të përdor skarën…

Këta hamburgerë dhe salsiçe janë pjekur plotësisht”, shkroi Schumer.

Ai pritet të rikthehet në pozitën e udhëheqësit të shumicës në Senat nga janari.

Sipas votave të numëruara deri tani, demokratët kanë siguruar të paktën 54 vende në Senat, ndërsa rezultatet në Alaskë dhe Misisipi ende nuk janë përfundimtare.

Republikanët kanë humbur edhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndër senatorët që nuk arritën të sigurojnë mandat janë Susan Collins nga Maine, Roger Marshall nga Kansas dhe Jon Husted nga Ohio.

Publikimi i Schumerit ishte gjithashtu një përgjigje ndaj një fotografie që ishte bërë objekt talljeje, e publikuar në qershor të vitit 2024.

Atëherë, për Ditën e Baballarëve, Schumer kishte postuar një fotografi duke vendosur një fetë djathi mbi një hamburger krejtësisht të papjekur.

Ai kishte shkruar se familja e tij kishte jetuar gjithë jetën në banesë, por vajza e tij kishte blerë një shtëpi me oborr dhe se për herë të parë po organizonin një pjekje në skarë.

Kjo fotografi shkaktoi reagime dhe tallje të shumta, veçanërisht nga konservatorët, ndërsa Schumer e fshiu atë pak më vonë.

- Advertisement -