temp image 142 temp image 142 scaled

Bursa Zvicerane: Rënie Nën 15,000 Pikë Pas Luhatjeve në Treg

- Advertisement -

Bursa zvicerane përfundoi seancën e së enjtes me rënie, pas një dite të mbushur me luhatje dhe mungesë të një drejtimi të qartë në treg.

Megjithatë, aksionet e kompanive që janë më rezistente ndaj krizave ndihmuan tregun zviceran të përballonte më mirë rënien në krahasim me bursat e tjera ndërkombëtare. “Euforia pas zgjedhjeve po pasohet nga zhgënjimi”, vlerësoi një vëzhgues i tregut, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në tregjet financiare.

Investitorët po shprehin shqetësime për ndikimin e mundshëm të shtrëngimit të rregullave në Shtetet e Bashkuara mbi ndërtimin e qendrave të të dhënave.

Në të njëjtën kohë, pasiguria gjeopolitike në Lindjen e Mesme, shqetësimet për inflacionin dhe normat e interesit po ushtrojnë presion mbi tregjet, raporton Watson.

Vëmendja e investitorëve tashmë është përqendruar te raporti i punësimit në SHBA, i cili pritet të publikohet në fund të javës.

Indeksi kryesor i bursës zvicerane, SMI, shënoi rënie prej 0.4 për qind, duke zbritur në 14.967 pikë.

Gjatë seancës, ai arriti deri në 15.092 pikë, një nivel rekord për tregun zviceran.

Rënie u regjistruan gjithashtu në disa nga bursat kryesore evropiane.

Aksionet gjermane dhe britanike u zhvlerësuan, ndërsa tregu francez shënoi një rritje të lehtë.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, tregjet e aksioneve po përballeshin me humbje të konsiderueshme deri në orët e mbrëmjes.

Ndër kompanitë zvicerane, humbjet më të mëdha i regjistroi ABB, me rënie prej 4.2 për qind.

Kjo ndodhi pasi autoritetet kineze bllokuan shitjen e planifikuar të divizionit të robotikës së kompanisë te gjiganti japonez SoftBank, duke vënë në pikëpyetje një transaksion me vlerë disa miliardë dollarë.

Nën presion ishin edhe kompanitë e sektorit të teknologjisë.

Aksionet e Logitech ranë me 3.3 për qind, ato të VAT Group me 3.5 për qind, Comet me 6.3 për qind dhe Inficon me 7.5 për qind.

Humbe prej 3.4 për qind regjistroi edhe banka UBS, pas një rritje të fortë që kishte shënuar një ditë më parë.

Në anën tjetër, kompanitë që konsiderohen më rezistente ndaj luhatjeve ekonomike treguan një performancë më të mirë.

Aksionet e Nestlé u rritën me 1.6 për qind, ndërsa pati kërkesë të madhe edhe për kompanitë e sigurimeve dhe risigurimeve.

Swiss Re shënoi rritje prej 2 për qind, pas publikimit të rezultateve financiare që tejkaluan pritshmëritë e tregut.

Gjatë ditës, aksionet e saj arritën në 160.45 franga, duke prekur nivelin më të lartë të disa viteve të fundit.

- Advertisement -