temp image 131 temp image 131 scaled

Brajan Gruda Pjesë e Kombëtares Gjermane për Ndeshjet e Ligës së Kombeve

- Advertisement -

Brajan Gruda do të jetë sërish pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, pasi përzgjedhësi Jurgen Klopp e ka përfshirë në listën prej 24 futbollistësh për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Futbollisti me prejardhje shqiptare është ftuar për përballjet ndaj Serbisë dhe Holandës, duke marrë një tjetër mundësi për të debutuar me ekipin e parë të Gjermanisë.

Ndeshjen e parë gjermanët do ta zhvillojnë në udhëtim ndaj Serbisë, në Beograd, ndërsa më 16 nëntor do të përballen me Holandën në Berlin.

Dueli Serbi – Gjermani do të luhet pa shikues, pasi UEFA ka ndëshkuar Federatën Serbe të Futbollit.

Kjo është ftesa e dytë radhazi për Grudën nga përzgjedhësi Klopp. 22-vjeçari ishte përfshirë edhe në listën për ndeshjet e muajit të kaluar ndaj Serbisë dhe Greqisë, por një lëndim ia pamundësoi të paraqitej për Gjermaninë.

Pavarësisht se ende nuk ka debutuar me ekipin A, Gruda ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Gjermanisë.

Ai aktualisht është i huazuar te Leipzigu nga Brightoni, ku po vazhdon të tregojë paraqitje pozitive.

- Advertisement -