Një avion i kompanisë Airbus, që po udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar të enjten drejt një baze ajrore në veri të Francës, për shkak të një alarmi për bombë.
Zyra e kryeministrit francez, Sébastien Lecornu, njoftoi se situata po monitorohet, por nuk dha detaje të tjera lidhur me incidentin.
Kjo ngjarje ndodh vetëm pak ditë pasi katër fluturime të pasagjerëve, me destinacione në Poloni, Spanjë dhe Bullgari, u përballën me kërcënime për bomba të martën.




