temp image 74 temp image 74 scaled

Tension në Big Brother VIP Kosova 5: Bejta dhe Nichi përplasen mbi fjalët e përdorura

- Advertisement -

Një diskutim mes Bejtës dhe Nichit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 mori një kthesë emocionale, pasi reperi reagoi ndaj mënyrës se si iu drejtua banori tjetër.

Gjatë bisedës, Bejta iu referua Nichit me fjalën ‘bir’, një shprehje që nuk u prit mirë nga ky i fundit.

Nichi reagoi duke i treguar se babanë e kishte humbur para dy vjetësh dhe se nuk dëshironte që kjo çështje të përdorej në diskutimet brenda shtëpisë. “Një baba e kam pasur o Bejtë.

Vetëm një. Është shkuar ai që dy vjet.

Nuk kam ardhur këtu për t’u viktimizuar.

T’i thuash bir dikujt është nënçmim”, u shpreh ai.

Reagimi i reperit solli në vëmendje një pjesë të dhimbshme të jetës së tij, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të viktimizohet për humbjen që ka përjetuar, por as të pranojë shprehje që i konsideron nënçmuese.

Bejta gjithashtu i kërkoi falje me arsyetimin se nuk e dinte një gjë të tillë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -