Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim Gjeneralmajorin Stephen E.
Osborn, Agjentin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës.
Kurti e falënderoi atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj. “Partneritet i dyfishtë i Republikës sonë, me Ajovën si një dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tërësi.
Jemi mirënjohës për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik,” tha Kurti.
Biseda u përqendrua gjithashtu në hapat e parë, tejet të rëndësishëm, në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, si dhe për situatën e sigurisë në vend e rajon.
Të dy palët u pajtuan për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




