temp image 302 temp image 302

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026: Gjendja e Sundimit të Ligjit dhe Reformat

- Advertisement -

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 konfirmon gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave.

Sipas IKD-së, veçanërisht shqetësues është vlerësimi se Kosova nuk ka shënuar progres në funksionimin e gjyqësorit, duke shënuar përkeqësim krahasuar me tri vitet paraprake.

Ndërkohë, në luftën kundër korrupsionit është evidentuar vetëm progres i kufizuar.

IKD thekson se kriza politike dhe institucionale, bllokadat dhe vonesat në vendimmarrje kanë penguar zbatimin e reformave dhe kanë ndikuar negativisht në procesin e integrimit evropian. “Institucionet dhe subjektet politike kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krijimin e kushteve që sigurojnë funksionimin demokratik, respektimin e Kushtetutës dhe vazhdimësinë e reformave”, thekson IKD.

Instituti ka përmendur edhe kritikat e raportit për krizën financiare të transmetuesit publik.

IKD u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin masa konkrete për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian. “Kosova nuk ka nevojë për përsëritjen e premtimeve për reforma, por për institucione funksionale, përgjegjësi politike dhe rezultate të matshme”, thekson IKD.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -