Manchester Unitedi ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Romës.
Edhe pse fillimisht ishte në disavantazh prej dy golave, “Djajtë e Kuq” arritën ta përmbysin rezultatin duke e përfunduar ndeshjen me 3-2 dhe duke siguruar pikët e plota.
Roma e nisi ndeshjen me shumë energji dhe kaloi në epërsi përmes Matias Soule, i cili shënoi me një asistim nga Mora në minutën e 11-të.
Pas pak, Donyell Malen dyfishoi avantazhin për Romën me një gol nga pika e bardhë në minutën e 17-të.
Megjithatë, Manchester Unitedi filloi të rikuperohej në pjesën e dytë. “Djajtë e Kuq” ngushtuan diferencën falë Bruno Fernandes, i cili shënoi nga pika e bardhë, një penallti që do të diskutohet, pasi u rigodit për herë të dytë (58’).
Dhe, pas një harkimi të saktë nga Fernandes, Matheus Cunha barazoi rezultatin në minutën e 83-të.
Tre minuta më vonë, Cunha vulosi fitoren me një asistim nga talenti Lacey (86’).
E veçanta e ndeshjes për Cunha ishte se ai arriti të kompletojë “paraqitjen perfekte” duke marrë kartonin e dytë të verdhë dhe duke u përjashtuar nga loja në minutën e 90+1’.




