temp image 101 temp image 101 scaled

Kryeministri Kurti Takon Gjeneralmajorin Osborn: Forcimi i Partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajovës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E.

Osborn.

Në këtë takim, Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e transformimit të FSK-së, modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj. “Partneritet i dyfishtë i Republikës sonë, me Ajovën si një dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tërësi.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik,” tha ai.

Gjatë bisedës, ata diskutuan për hapat e parë, tejet të rëndësishëm, në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Të dy u pajtuan për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -