temp image 284 temp image 284 scaled

Deputeti i AfD-së përjashtohet nga fluturimi i Ryanair për ofendime ndaj punonjësit turk

- Advertisement -

Deputeti i partisë së ekstremit të djathtë gjermane AfD, Marcel Queckemeyer, është përjashtuar nga një fluturim i Ryanairit pasi dyshohet se ofendoi një punonjës aeroporti me origjinë turke.

Incidenti ka ndodhur më 18 tetor në aeroportin Münster/Osnabrück, por tani po bëhet publik.

Queckemeyer ishte duke u përgatitur të udhëtonte drejt Mallorcës, kur disa pasagjerë u përfshinë në një debat me një punonjës të aeroportit lidhur me bagazhet e dorës, të cilat dyshohet se nuk përmbushnin kërkesat e kompanisë ajrore.

Sipas raportimeve, deputeti ndërhyri në këtë debat dhe filloi ta kritikonte punonjësin me një ton të lartë.

Ai dyshohet se i tha: “Nuk ke arritur asgjë në jetë dhe tani punon këtu në aeroport.” Ryanair e konfirmoi se ia kishte refuzuar hipjen në avion për shkak të sjelljes së tij.

- Advertisement -