Arlinda dhe Bejta kanë biseduar rreth mënyrës se si Vjollca po e zhvillon lojën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.
Gjatë këtij dialogu, Arlinda shprehu mendimin e saj për situatën e Vjollcës, duke lënë të kuptohet se ajo kishte hyrë në shtëpi me pritshmëri të tjera.
Sipas Arlindës, Vjollca kishte menduar se do të ishte në qendër të vëmendjes, por situata brenda shtëpisë ka dalë ndryshe nga ajo që kishte planifikuar. “Nuk e ka pritë këtë lojë kështu… I ka dalë bisht”, theksoi Arlinda gjatë bisedës me Bejtën.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




