Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias, si edhe reformën zgjedhore.
Haxhiu, në një postim në profilin e saj në Facebook, theksoi se është përkushtuar në agjendën parlamentare për barazinë gjinore dhe rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave. “Me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, patëm një bisedë të hapur e përmbajtjesore për çështje që kërkojnë vëmendjen dhe angazhimin tonë të përbashkët.” Ajo shtoi se u diskutua për prioritete legjislative dhe mundësitë për mbështetje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë agjendës për barazinë gjinore dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




