Sergio Conceicao pritet të rikthehet në futbollin evropian, kësaj radhe në Turqi, ku është shumë pranë marrjes së drejtimit të Fenerbahces.
Trajneri portugez, i cili ka drejtuar më parë Milanin, raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin nga Stambolli dhe pritet të udhëtojë drejt Turqisë në ditët në vijim për të përfunduar negociatat dhe për të finalizuar emërimin.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumi turk Haberturk, sipas të cilit palët kanë gjetur tashmë gjuhën e përbashkët për bashkëpunimin.
Emërimi i Conceicaos shihet si një lëvizje e rëndësishme për Fenerbahcen, e cila po kërkon të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive pas një periudhe të vështirë.
Klubi nga Stambolli mbeti pa trajner pas ndarjes së rrugëve me Ismail Kartalin më 27 tetor, ndërsa përkohësisht drejtimin e ekipit e mori Dirk Kuyt.
Sipas raportimeve në mediat turke, Conceicao ka qenë një prej emrave kryesorë në listën e drejtuesve të klubit.
Madje, Fenerbahce kishte shqyrtuar edhe mundësinë e emërimit të trajnerit gjerman Julian Nagelsmann, por negociatat nuk kanë prodhuar marrëveshjen e dëshiruar.
Në fund, drejtuesit janë përqendruar te tekniku portugez.




