temp image 65 temp image 65 scaled

Përplasje Tensionuese në Big Brother VIP Kosova: Adriani ofendon Akilin

- Advertisement -

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Adrian Kalanderi, është dëgjuar duke përdorur shprehje fyese ndaj banorit tjetër, Akil Varfi.

Gjatë një bisede të tensionuar, Adriani ka shpërthyer në ofendime ndaj Akilit, duke përdorur edhe shprehje të rënda.

Ndonëse ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi debatin dhe si nisi përplasja mes tyre, nga pamjet dëgjohet Adriani duke iu drejtuar Akilit me fjalë fyese. “Shko në rr** të s’a*ës”, dëgjohet duke i thënë Adriani.

Ndërkaq, Akili nuk e ka lënë pa përgjigje këtë deklaratë, duke i kërkuar Adrianit të ketë kujdes me fjalët që përdor. “Nëna jem rrin në Shqipëri”, i tha po ashtu Akili, Adrianit.

Përplasja nuk ka kaluar pa reagimin e ekipit të Akilit, i cili ndodhet jashtë shtëpisë.

Përmes një postimi në Instagram, ata kanë reaguar ndaj gjuhës së përdorur gjatë debatit. “Nëna nuk preket!

Nuk tregon burrëri duke poshtëruar një burre tjetër duke përdorur “nenen”.

Problemi nuk është te fjalori yt por te niveli yt i burrërisë.

Si fillim mëso çfarë do të thotë të jesh burrë përpara se të përdorësh Gruan si armë në konfliktet e tua me burra të tjerë”. “Mentalitet patriarkal, ku gruaja dhe seksualiteti i saj përdoren ende si instrument poshtërimi mes burrave”. “Ps: Edhe pse jeton jashtë, nëna po nënë mbetet o djalosh europian”, kanë shkruar në reagimin e tyre.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -