temp image 176 temp image 176 scaled

Lukashenko Parashikon Fundin e Luftës në Ukrainë në Ditët në Vazhdim

- Advertisement -

Presidenti i vetëshpallur i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka bërë një deklaratë të rëndësishme, duke thënë se lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda muajve të ardhshëm.

Këtë informacion e ka raportuar agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve “Belta”, e cila iu referua fjalimit të Lukashenkos në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare të Minskut për Sigurinë Euroaziatike, që u mbajt më 3 nëntor. “Lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda pak muajve.

Ky është mendimi im personal.

Kjo është e gjitha: nuk kanë mbetur më forca, nuk kanë mbetur më burime; të gjithë janë të lodhur”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

Megjithatë, Lukashenko nuk ka dhënë ndonjë afat kohor specifik apo kushte të qarta për përfundimin e luftës.

Ai e ka lidhur parashikimin e tij me shterimin e forcave dhe burimeve, pa specifikuar saktësisht se kujt i referohej.

Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Uashingtonit që të ushtrojë presion më të madh mbi presidentin rus Vladimir Putin, në vend që ta drejtojë këtë presion ndaj Ukrainës, ndërkohë që Moska vazhdon me pushtimin e saj të gjerë. “Është më mirë të ushtroni presion më të fortë mbi Putinin, jo mbi mua”, citohet të ketë thënë Zelensky në një intervistë për “PBS NewsHour”, të transmetuar të hënën, më 2 nëntor. “Nuk jam unë ai që është agresiv”, shtoi ai.

Ai e shpjegoi se Uashingtoni duhet të ndjekë një qasje më pragmatike ndaj luftës, duke u përqendruar te përgjegjësia e Rusisë për pushtimin, në vend që të kritikojë udhëheqjen e Ukrainës.

- Advertisement -