Ish-fituesi i Topit të Artë, Kaka, ka ndezur një debat të madh në botën e futbollit pas prezantimit të 11-shes së tij ideale të të gjitha kohërave.
Vëmendja nuk është fokusuar aq shumë te emrat e përzgjedhur, por te mungesa e papritur e Lionel Messi, si dhe deklarata e rëndë e brazilianit për të arsyetuar këtë vendim.
Kur u pyet se pse Messi nuk është pjesë e kësaj liste, duke pasur parasysh se ai është një nga lojtarët më të trofeshëm të historisë me 8 Topa të Artë dhe një Kupë Bote, ish-ylli i Milan dhe Real Madrid dha një përgjigje që u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale: “Pse nuk është Messi?
Sepse nuk kam zgjedhur as Suarez, Alba, Busquets apo Xavi.
Messi nuk mund të luajë pa ata,” u shpreh Kaka.
Deklarata e tij tregon se ai dëshiron të ndërtojë një formacion pa u kushtëzuar nga bërthama e gjeneratës së artë të Barcelonës, por tifozët e argjentinasit e kanë interpretuar këtë si një “provokim” dhe nënçmim ndaj aftësive individuale të Messit. **Formacioni Ideal i Kaka (4-3-3)** Në përzgjedhjen e tij, Kaka ka preferuar kryesisht ish-shokët e skuadrës nga Milan dhe legjendat braziliane, duke shtuar vetëm disa emra të rëndësishëm nga futbolli europian. – **Mbrojtje:** Cafu, Alessandro Nesta, Paolo Maldini, Roberto Carlos – **Mesfushë:** Andres Iniesta, Andrea Pirlo, Zinedine Zidane – **Sulm:** Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario, Ronaldinho Ky formacion karakterizohet nga një sulm i frikshëm që përfshin teknikën e Ronaldinhos, instinktin shkatërrues të “Fenomenit” Ronaldo dhe fuqinë shënuese të Cristiano Ronaldos.
Edhe pse Kaka la jashtë Messin, ai përfshiu në mesfushë një tjetër legjendë të Barcelonës, Andres Iniesta, përkrah maestrove Pirlo dhe Zinedine Zidane.




