temp image 47 temp image 47 scaled

Gjermania Planifikon Të Përgjysmojë Lejet e Punës për Qytetarët e Ballkanit Perëndimor

- Advertisement -

Gjermania ka në plan të reduktojë numrin e miratimeve për leje pune për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga 50 mijë në 25 mijë në vit, duke filluar nga 1 janari 2027.

Ky propozim ka hasur një kundërshtim të fortë nga sektori gjerman i ndërtimit, i cili paralajmëron se kjo do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në mungesën e fuqisë punëtore, sidomos të punëtorëve nga rajoni, përfshirë shqiptarët.

Sipas një raporti të publikuar më 3 nëntor nga gazeta gjermane “Allgemeine Bauzeitung”, Qeveria Federale pritet ta shqyrtojë këtë propozim të mërkurën, më 4 nëntor.

- Advertisement -