temp image 189 temp image 189 scaled

Arba Hasanaj përfundon e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj ‘Dakar 2026’

- Advertisement -

Xhudistja kosovare Arba Hasanaj ka përfunduar në vendin e pestë në kategorinë deri në 78 kilogramë, në Lojërat Olimpike për të Rinj ‘Dakar 2026’.

Hasanaj regjistroi tri fitore gjatë garës, duke arritur deri në luftën për medaljen e bronztë, ku u përball me xhudisten austriake Selina Woegere.

Megjithatë, sportistja kosovare nuk arriti ta fitojë këtë përballje, duke mbetur kështu jashtë podiumit olimpik dhe duke e përfunduar garën në pozitën e pestë.

Pavarësisht mungesës së medaljes, Arba Hasanaj pati një paraqitje të mirë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare për sportistët e rinj, duke dëshmuar potencialin e saj në arenën olimpike.

Garuesja jonë shënoi tri fitore kundër garueseve nga Porto Riko, Figueroa, australianës Mc Henry dhe garueses nga Nikaragua, Espinosa.

- Advertisement -