temp image 33 temp image 33 scaled

Struga Trim Lum Triumfon në Derbin ndaj Vardarit

- Advertisement -

Struga Trim Lum ka arritur një fitore të rëndësishme në derbin e madh ndaj Vardarit, duke e mundur me rezultatin 0-1 në një ndeshje të zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja filloi me një moment të diskutueshëm, pasi në minutën e 10-të Vardarit iu akordua penallti.

Megjithatë, pas një shqyrtimi nga VAR, vendimi u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të njërit prej lojtarëve.

Struga arriti të kalojë në epërsi në minutën e 31-të, kur Marjan Radeski shënoi për 0-1, një rezultat që u tregua vendimtar deri në fund të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Vardari bëri përpjekje për t’u rikthyer dhe për të barazuar rezultatin, por Struga u tregua e organizuar në mbrojtje dhe arriti ta mbajë epërsinë deri në përfundim.

Kjo fitore paraqet një sukses të rëndësishëm për Strugën në garën për titullin e kampionit.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara të dielën, Bashkimi mposhti Arsimin me rezultat 2-1, ndërsa Shkupi dhe Sileksi u ndanë në barazim pa gola, 0-0.

Shkëndija e Tetovës gjithashtu regjistroi një fitore si mysafire ndaj Bregallnicës së Shtipit me rezultatin 2-1, ndërsa Shkëndija e Haraçinës barazoi 1-1 me Tikveshin.

Pas 12 xhirove, Shkëndija e Tetovës vazhdon të kryesojë tabelën me 27 pikë, vetëm një më shumë se Struga Trim Lum, që ka 26 pikë.

- Advertisement -