Një moment i veçantë mes banorëve të Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe reagimin e ish-banores Elijona Binakaj.
Gjithçka filloi gjatë një bisede mes Sharrit dhe Anjezës, ku u përmend emri i Elijonës.
Në atë çast, Sharri vendosi ta përshëndeste ish-banoren, ndërsa Anjeza, e cila ishte pranë tij, nuk iu bashkua këtij veprimi.
Kur Sharri e pyeti se përse nuk po e përshëndeste, Anjeza theksoi se nuk kishte ndërmend ta bënte këtë.
Sipas saj, arsyeja ishte se Elijona e kishte hequr nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, duke iu referuar veprimit ‘unfollow’.
Kjo deklaratë nuk ngeli vetëm brenda mureve të shtëpisë, pasi vetë Elijona reagoi përmes një postimi në TikTok.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




