temp image 62 temp image 62 scaled

Liverpool në Krizë: Sulmi i Dobët në Anfield

- Advertisement -

Liverpool po kalon një krizë të pazakontë në sulm në Anfield, duke regjistruar një statistikë negative që nuk ishte parë prej më shumë se një shekulli në historinë e kampionatit anglez.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot ka arritur të shënojë vetëm katër gola në pesë ndeshjet e para të zhvilluara këtë sezon në shtëpi në Ligën Premier.

Kjo shifër barazon rekordin më të dobët të klubit në këtë fazë të sezonit në elitën e futbollit anglez, pasi Liverpooli kishte shënuar po aq gola edhe në sezonet 1913/14 dhe 2012/13.

Humbja e fundit erdhi të dielën ndaj Arsenalit, i cili fitoi me rezultat minimal 1-0 në Anfield, duke e thelluar edhe më shumë krizën e të kuqve në fazën ofensive.

Anfield, që tradicionalisht ka qenë një prej stadiumeve më të vështira për kundërshtarët, tani nuk paraqitet më si një fortesë për Liverpoolin.

- Advertisement -