Artisti i njohur shqiptar, Bejta, është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.
Që nga dalja e tij në skenë me koncerte e projekte muzikore, ai ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij.
Një detaj që ka bërë bujë është përdorimi i syzeve, gjë që ka nxitur diskutime të shumta.
I pyetur për historinë pas syzeve, Bejta ndau se kjo ka të bëjë me nënën e tij dhe një premtim që i ka dhënë. “Është si një lloj kujtimi që jam kthyer në një jetë më pozitive sa kam qenë, është një premtim që i takon nënës.
Ky është premtimi i nënës, kjo është ajo që më kujton”, shprehet ai.
Më pas, nëna e tij u shfaq live në Big Brother dhe i kërkoi që t’i hiqte syzet.
Në përputhje me dëshirën e saj, ai i hoqi syzet, një moment që ka ndodhur për herë të parë për të.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




