Gjatë Prime-it të dytë të Big Brother VIP Kosova 5, u transmetua një klip për banoren Arlinda, e njohur si Liki.
Në këtë klip, u paraqitën momentet dhe përjetimet e saj gjatë ditëve të para në shtëpinë më të famshme në vend.
Në pamjet e shfaqura, Liki tregon se është prekur nga disa fjalë të Anjezës, duke zbuluar se në disa raste ka ndierë bullizëm për shkak të dukjes së saj.
Megjithatë, ajo ka theksuar se tani e tutje nuk e ka më këtë kompleks.
Liki gjithashtu ka folur për ankthin që përjeton, duke shpjeguar se situatat e këtyre momenteve i janë dukur ndryshe dhe se ka qenë shumë emocionale në ato çaste.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




