Policia dhe xhandarmëria franceze kanë angazhuar automjete të blinduara të tipit Centaure në Paris dhe Marsejë, përpara protestave që janë paralajmëruar për shkak të rritjes së kostos së jetesës.
Në Paris, një automjet i blinduar është vendosur prapa ndërtesës së Asamblesë Kombëtare.
Ndërsa në Marsejë, forcat e sigurisë po patrullojnë rrugët, të shoqëruara nga automjete të blinduara dhe një kamion me ujë për shpërndarjen e turmave.
Këto masa të sigurisë po merren për të adresuar shqetësimet lidhur me përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave, pas përleshjeve, plaçkitjeve dhe zjarrvënieve të regjistruara në disa qytete franceze fundjavën e kaluar.
Autoritetet franceze kanë intensifikuar masat e sigurisë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të dhunshme dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.




