KS Network Publishing

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe Rëndësia e Reformave në Rajon

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, përshpejtimi i reformave, si dhe tejkalimi i bllokadave rajonale, ishin disa nga mesazhet kryesore të Samitit të Procesit të Berlinit, i zhvilluar më 22 tetor në Milloçer/Shën Stefan të Malit të Zi.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, theksoi se zgjerimi është një domosdoshmëri për fuqizimin e Evropës.

Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu kërkesën për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Nikoqiri i samitit, Millojko Spajiq, theksoi se përparimi i Malit të Zi duhet të krijojë mundësi për të gjithë rajonin.

Exit mobile version