KS Network Publishing

Thirrje për Votim: Daut Haradinaj Dëshiron Përfaqësim të Fortë për Shqiptarët në Serbi

Daut Haradinaj i është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i ftuar që të dielën në zgjedhjet parlamentare në Serbi të votojnë “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Në një video të publikuar në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të këtij shansi historik për të siguruar një përfaqësim më të madh në Parlamentin e Serbisë, për të ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. “Të dashur vëllezër e motra shqiptarë në Luginën e Preshevës, ju ftoj që këtë të diel ta shfrytëzoni shansin historik për përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë, për të ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Jeni bashkuar në një listë të përbashkët dhe të bashkuar duhet të jeni edhe në vendvotime.

Shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës dhe votoni ‘Koalicionin Shqiptar’, me numrin 17.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

Exit mobile version