Ish-mesfushori Luis Figo e sheh si të pamundur transferimin e një lojtari nga Barcelona në Real Madrid ose anasjelltas, duke e argumentuar këtë me kërkesat e larta financiare që ka tregu modern i transferimeve.
Në vitin 2000, ylli portugez e kaloi nga Barcelona te Real Madrid për 62 milionë euro, një shifër rekord botëror në atë kohë.
Megjithatë, Figo vë në dukje se tashmë ka kaluar një kohë e gjatë që këto lloj transferimesh nuk realizohen.
Ai shpjegon arsyen e kësaj situate: “Vështirë se duhet të presësh një transferim nga Real Madridi në Barcelonë ose anasjelltas, veçanërisht pas asaj që ndodhi me mua.
Në ditët e sotme, klauzolat e lirimit janë tepër të larta.
Shifrat e shkruara në kontrata janë thjesht të çmendura”, ka thënë fillimisht Figo.
Ai vazhdon dhe thekson: “Nuk mund të thuash që një transferim i tillë është absolutisht i pamundur, por është jashtëzakonisht e pamundur që ndonjëri prej këtyre klubeve të jetë në gjendje ta përballojë atë”.
