Para ndarjes së çmimeve ‘Ballon d’Or’ më 26 tetor, dy emra kryesorë duken si favoritë për këtë çmim të rëndësishëm.
Sipas raportimeve nga mediat, fituesi pritet të jetë mes sulmuesit anglez të Bayern Munich, Harry Kane, dhe yllit të ri spanjoll të Barcelonës, Lamine Yamal.
Komuniteti futbollistik është i ndarë në lidhje me këtë çështje.
Kane ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Bayernin dhe ekipin kombëtar të Anglisë, ndërsa Yamal ka shkëlqyer me Barcelonën dhe ka qenë një nga lojtarët kyç për Spanjën në fitimin e Kupës së Botës 2026.
Yamal duket i sigurt për fitoren.
Gazetari i njohur Victor Navarro, i cili ka mbi 100,000 ndjekës në rrjetet sociale, ka raportuar se ai ka marrë me qira një avion privat.
Familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë pritet të udhëtojnë drejt Londrës për ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Navarro gjithashtu thekson se Yamal ka planifikuar një festë të madhe në Paris në rast se fiton çmimin që ndahen nga France Football.
Nga ana tjetër, delegacioni i Barcelonës po udhëton drejt Londrës me një fluturim privat të veçantë, përfshirë edhe lojtarët e tjerë të nominuar të klubit.
Një detaj interesant është se gazeta sportive Marca ka shpallur kohët e fundit Harry Kane si lojtarin më të mirë të sezonit, duke e shpërblyer atë për 73 golat e shënuar.
