KS Network Publishing

Kryeministri Rama: Protesta në Tiranë e Financuar nga Krimi i Organizuar

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim të tij në rrjetet sociale, theksoi se protesta që po zhvillohet prej 10 ditësh në Tiranë është e mbështetur financiarisht nga krimi i organizuar dhe nga fonde të jashtme, përkatësisht nga forca të huaja. “Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh, futja e maskave dhe lëndëve eksplozive përmes doganës janë në duart e policisë.

Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e Antifa janë gjithashtu në duart e policisë, por po ashtu janë në duar të policisë edhe pjesëmarrësit, apo më saktë një pjesë e tyre, në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuar dhe para e ardhur nga jashtë.

Ku padyshim, glasa mbi tortë është PD, që dje mori autorësinë e nisjes së dhunës te ministria e arsimit,” tha Rama.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

Exit mobile version