Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, duke theksuar se protesta që po zhvillohet prej dhjetë ditësh në Tiranë është financuar nga krimi i organizuar dhe para të ardhura nga jashtë vendit, nga forca të huaja.
Ai ka thënë: “Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh, futja e maskave dhe lëndëve eksplozive përmes doganë janë në duart e policisë, të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e Antifa janë në duart e policisë, por në duart e policisë janë edhe pjesëmarrësit apo më saktë një pjesë e tyre në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuar dhe para e ardhur nga jashtë ku padyshim glasa mbi tortë është PD që dje mori autorësinë e nisje së dhunës te Ministria e Arsimit.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
