Inspektorati Qendror i Punës ka marrë masa për të ndaluar përkohësisht punimet në nëntë objekte ndërtimi, prej të cilave tetë janë në rajonin e Prishtinës dhe një në Ferizaj.
Kjo ka ndodhur pas konstatimeve për parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, këto masa janë ndërmarrë gjatë inspektimeve në terren, ku janë evidentuar shkelje të rëndësishme lidhur me kushtet e sigurisë në vendin e punës.
Punimet në këto objekte do të mbesin të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës gjithashtu i ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë kërkesat ligjore për siguri dhe shëndet në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
