Harry Kane është favorit kryesor për të fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak ditë para ceremonisë që do të mbahet më 25 tetor në Londër.
Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares angleze ka ndërtuar kandidaturën e tij falë një sezoni të jashtëzakonshëm, ndërsa Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe mbeten pretendentët kryesorë.
Renditja e publikuar nga The Independent e vendos Kane në vendin e parë, përpara Yamalit dhe Rodrit.
Triumfi i Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës ka ndikuar në garë, duke rritur shanset e dy futbollistëve të Barcelonës.
Kane ka shënuar 61 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit 2025/26, duke ndihmuar Bayern Munichun të fitojë titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë.
Në Kupën e Botës, ai realizoi edhe gjashtë gola me Anglinë, e cila arriti rezultatin më të mirë në këtë turne që nga viti 1966.
Lamine Yamal, i cili përfundoi sezonin me 24 gola dhe 18 asistime për Barcelonën, renditet i dyti.
Pas tij vjen Rodri, i cili fitoi Topin e Artë të Kupës së Botës pas paraqitjeve me Spanjën.
Kylian Mbappe zë vendin e katërt, pasi realizoi 42 gola në 44 ndeshje me Real Madridin dhe fitoi Këpucën e Artë në Botëror me 10 gola.
Lionel Messi renditet i pesti, pas tetë golave që e ndihmuan Argjentinën të arrijë në finalen e Kupës së Botës.
Në dhjetëshen e parë janë edhe Ousmane Dembele në vendin e gjashtë, Jude Bellingham në të shtatin, Erling Haaland në të tetin, Michael Olise në të nëntin dhe Pau Cubarsi në të dhjetin.
Renditja e plotë e dhjetë kandidatëve për Topin e Artë 2026: 6/Ousmane Dembele – Paris Saint-Germain 7/Jude Bellingham – Real Madrid 8/Erling Haaland – Manchester City 9/Michael Olise – Bayern Munich
