Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e betimit për rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ceremonia është planifikuar të fillojë në orën 15:00.
Në këtë ngjarje pritet që të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
