KS Network Publishing

Përparim Rama Kandidat për Kryetar të LDK-së: Një Risi për Partinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rama e bëri të ditur këtë sot kur u pyet nga gazetarët nëse do të hyjë në garë për udhëheqjen e partisë. “A e keni dëgju që kam thënë që po, do të jem kandidat për kryetar të LDK-së.

Unë jam dëshmu në Prishtinë, jam rizgjedh kryetar, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë”, deklaroi Rama për Blicin, transmeton Zeri.info.

Ai u pyet edhe nëse kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet të japë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit politike. “Mendoj që do të kishte bërë mirë me dhënë dorëheqje Lumir Abdixhiku, ashtu duhet me bë”, u shpreh Rama.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur LDK-ja përballet me diskutime për drejtimin e ardhshëm të partisë dhe përgjegjësinë e udhëheqjes aktuale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

Exit mobile version