Legjenda e Chelseat, Gus Poyet, ka shprehur besimin se Cole Palmer ka potencialin të arrijë nivele të ngjashme me ato të ikonave të klubit, Eden Hazard dhe Gianfranco Zola.
Ai ka theksuar lumturinë e dukshme të lojtarit të kombëtares angleze në Stamford Bridge.
Palmer kaloi një sezon të vështirë në vitin 2025-26, duke shënuar 11 gola në 34 ndeshje, përballë disa problemeve fizike.
Por këtë sezon, ai ka rikthyer shkëndijën e tij, duke regjistruar deri tani katër gola dhe tre asistime, gjë që e bën Poyet ta vlerësojë lartë nivelin e tij. “Ai më duket i lumtur dhe kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar si Cole Palmer”, ka thënë Poyet për Goal, duke shtuar se cilësia sulmuese e Chelseat do të thotë që Palmer nuk duhet ta mbajë më të gjithë barrën.
