Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka diskutuar mbi mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Kur u pyet nëse Albin Kurti mund të jetë ai që bashkon të gjithë, Mustafa theksoi se interesimi i tij për një koalicion të mundshëm mes LVV-së dhe PDK-së është i lidhur me rezultatin zgjedhor dhe nevojën për të ofruar stabilitet në vend. “Interesimi im për koalicion mes LVV-së e PDK-së vjen pikërisht se z.
Kurti përfaqëson subjektin politik që e ka stabilitetin legal në vendin tonë, ka fituar zgjedhjet, dhe PDK-në, si parti të dytë, e shoh si mundësi t’i ofrojë stabilitet.
Unë i besoj mundësisë legale që ia ka dhënë populli i vendit tonë”, u shpreh Mustafa në Kanal10.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
